Bashkia e Milanos ka miratuar shitjen e stadiumit “San Siro” te Milani dhe Interi, me ofertën prej 197 milionë eurosh që skadonte pikërisht sot. Vonë në mbrëmje, Këshilli Bashkiak miratoi vendimin për shetjen e impiantit. 24 vota pro nga shumica mjaftuan për kalimin e dokumentit, falë daljes nga salla të “Forza Italia”, që uli kuorumin. Kundër votuan 20 këshilltarë, pa asnjë abstenim.

“San Siro”, 100 vite pas inaugurimit, do të shërbejë ende për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina”, pastaj do të shembet për t’ia lënë vendin një impianti më modern, gati për “Euro 2032”.

Zv.kryebashkiakja e Milanos, Anna Scavuzzo, komentoi: “Ka kënaqësi për perspektivën e transformimit të zonës ‘San Siro’…, kemi vendosur bazat dhe vetëm sa ka nisur. Tani fillon një procedurë jo e thjeshtë administrative, skuadrat duhet të bëjnë pjesën e tyre, gjë që deri tani e kanë bërë shumë pak”. Kryebashkiaku Giuseppe Sala nuk komentoi drejtpërdrejt, por sipas Scavuzzo: “Në stilin e tij, më tha: Jam i kënaqur”.

The post “San Siro” do të shembet. Miratohet shitja tek Interi dhe Milani, i hapet rruga stadiumit të ri appeared first on Telesport.