Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Maurizio Sarri ka folur për periudhën pas dorëheqjes nga Lazio, duke u ndalur edhe te problemet personale që ka kaluar: “Ishte e vështirë për shkak të problemeve personale. Disa janë zgjidhur, të tjerat jo. Kam humbur nënën time dhe një xhaxha me të cilin isha shumë i lidhur. Gruaja ime ka qenë në terapi intensive, edhe unë pata një lëndim. Pas vuajtjes, u rimëkëmbëm”.
A ke marrë oferta?
Po, më shumë se një dhe nga kontinente të ndryshme, madje një shumë të pasur nga Arabia Saudite. Sidoqoftë, asnjë propozim nuk më ka bërë të ndjej atë ‘klik’ brenda vetes për të rifilluar.
Çfarë të duhet për të gjetur entuziazmin?
Një projekt i madh. Kam punuar në skuadra të rëndësishme gjatë 10 viteve të fundit, tani shpresoj të marr telefonatën e duhur, që të ndez shkëndijën. Përndryshe, do të qëndroj pushim.
A është e vërtetë që ke refuzuar një kontratë 6-mujore me Milanin, para Conceicaos?
Nuk përgjigjem, por ju them vetëm se në përgjithësi kam marrë propozime që janë formuluar në mënyrë të tillë, që nuk më kanë bërë të dyshoj.
Ku do të ndiheshe më rehat?
Në kampionatin italian, që është shtëpia ime dhe kampionati më i përshtatshëm për karakteristikat e mia. Pastaj, në Premier League, ku ka një atmosferë të veçantë.
The post Sarri: Kam marrë më shumë se një ofertë nga kontinente të ndryshme. Po nga Milani? Nuk përgjigjem appeared first on Telesport.
