Futbollisti i Manchester City-t, Savinho, mund ta vazhdojë karrierën te Tottenham, ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano.

Klubi londinez ka ofruar 50 milionë euro për 21-vjeçarin brazilian, por City kërkon një shumë më të lartë.

Mësohet se kontrata e mundshme do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030, me opsion rinovimi edhe për një sezon shtesë.

Savinho është pjesë e Manchester City-t që nga vera e vitit 2024. Ai ka zhvilluar 48 ndeshje për klubin anglez, duke shënuar tre gola dhe dhënë 12 asistime.

Sipas portalit “Transfermarkt”, vlera e tij aktuale në treg është 50 milionë euro.