Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, u shpreh se do ta nënshkruante menjëherë një finale me Spanjën, por theksoi se rruga deri atje është ende shumë e gjatë. “Spanja po rritet ndeshje pas ndeshjeje. Ky është një Botëror i pazakontë, me udhëtime, vapë dhe fusha ku topi nuk lëviz gjithmonë si duhet. Asnjë kombëtare nuk ka bërë diferencë të madhe. Një finale me Spanjën do ta firmosja, por na pret ende shumë punë të dyja palëve”, – deklaroi ai.
Scaloni vlerësoi nivelin e lartë të rivalëve: “Franca vuajti ndaj Paraguajit, ndërsa Brazili u eliminua nga Norvegjia. Askush nuk ka shfaqur ende futboll total”.
Duke komentuar eliminimin e Brazilit, nënvizoi: “Pashë një pjesë të ndeshjes, sepse stërvitjen tonë e ndërpremë për shkak të stuhisë. Norvegjia është një skuadër shumë e mirë dhe Brazili u eliminua, ashtu siç mund të na kishte ndodhur edhe neve”.
Në fund foli edhe për Messin: “Leo është mirë dhe do të luajë. Luajti 120 minuta dhe nuk më tha se ishte i lodhur”.
The post Scaloni: Do ta firmosja për finalen Argjentinë–Spanjë, por kemi ende shumë rrugë përpara appeared first on Telesport.
