Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka pranuar se ishte “pjesërisht përgjegjës” për largimin e Paul Pogba nga klubi, i cili u transferua te Juventusi në vitin 2012. Scholes e bëri këtë rrëfim në podcastin “The Good, The Bad & The Football”, pasi Luke Littler e kishte përfshirë Pogba në formacionin e tij ideal të të gjitha kohërave të Manchester United.
Scholes ishte tërhequr nga futbolli në moshën 36-vjeçare, por u rikthye gjatë sezonit 2011-12, pikërisht kur Pogba po afrohej me ekipin e parë. Mesfushori anglez shpjegoi se francezi priste me të drejtë më shumë hapësira, por rikthimi i Scholes e kufizoi mundësinë e tij për të luajtur.
“U riktheva dhe fillova të luaja çdo javë”, – tregoi Scholes. Më pas, agjenti i Pogba refuzoi ofertat e ndryshme për rinovimin e kontratës: “Dhe mendoj se kjo është arsyeja pse ai u largua. Prandaj, jam pjesërisht përgjegjës”.
Pogba u largua me parametra zero drejt Juventusit në vitin 2012, për t’u rikthyer katër vite më vonë te Manchester United për një rekord prej 89 milionë paundësh.
The post Scholes i sinqertë: Ndihem përgjegjës për largimin e Pogba nga Manchester United appeared first on Telesport.
