Kualifikimi në Kampionatin Botëror vazhdon të mbetet vetëm një ëndërr për Maqedoninë. Mbrëmë, përfaqësuesja e futbollit pësoi humbje 4:0 nga Danimarka në gjysmëfinalen e plejofit për Botërorin. Kjo ishte ndeshja e parë me selektorin e ri Goce Sedloski, ndërsa loja ishte e dobët sipas të gjitha parametrave. Maqedonia luajti në mënyrë korrekte vetëm një pjesë, pas së cilës në pjesën e dytë pasoi katastrofë. Askush nuk mund të jetë i kënaqur nga ky rezultat dhe loja, madje as selektori Sedloski.

“Ua përcolla lojtarëve në pushimin mes pjesëve që të dalim të luajmë futboll dhe të kemi kujdes në 10 minutat e para që të mos pranojmë gol. Ndodhi ajo minuta e 48-të kur pranuam golin dhe nuk di çfarë të them, në ato 10 minuta të pranojmë tre gola të tillë, sikur u shpërbëmë, sistemin e shpërbëmë. Pas atij goli të parë, sulmet që vinin nga Danimarka nuk i mbyllëm”, tha Goce Sedloski – seleksionues.

“Prej kohësh flasim që kur të hyjmë në pjesën e dytë duhet të jemi të përqendruar 10 minuta, por nuk ia dolëm. Nuk e di, është e vështirë në këtë moment të flitet, me “koka të nxehta”, por ky është futbolli, vetëm duhet të punojmë edhe më shumë, sepse nuk jemi në nivelin më të lartë, mendoj se duhet të punojmë edhe më shumë në atë drejtim”, pohoi Elif Elmaz – futbollist.