Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë “më se të afta” për të rifilluar operacionet ushtarake kundër Iranit, nëse situata e kërkon një gjë të tillë. Duke folur në forumin e sigurisë në Singapore, Hegseth theksoi se Uashingtoni mbetet i vendosur të parandalojë Iranin nga sigurimi i armëve bërthamore. Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje me Teheranin vijojnë mes pasigurive për rezultatin përfundimtar. Shefi i Pentagonit nënvizoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin dorë nga përgjegjësitë e tyre në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar çështjen e programit bërthamor iranian si një nga prioritetet kryesore të sigurisë globale./Alsat.mk.
The post Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se SHBA janë “më se të afta” për të rifilluar operacionet ushtarake kundër Iranit appeared first on Alsat.
