Ziadin Sela tha se, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi duhet të thërrasë seancë plenare dhe ta votojë sërish Ilire Dautin për kryetare të Komisionit  për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, përcjell TV21. Ky funskion i takon Frontit Europian dhe Sela bëri të ditur se nuk do të propozojnë emër tjetër për kryetar.

“Tani z.Gashi duhet të ulet me të gjithë deputetët dhe të bëjë me konsensus përsëri riemërimin e gjithë komisioneve të Parlamentit…që do ta rikthente Ilire Dautin? Anëtarët e komisionit zgjidhen ashtu siç janë zgjedhur në fillim dhe e kam thënë, unë mendoj që ne nuk duhet të propozojmë emër tjetër dhe nuk do të propozojmë emër tjetër në atë Komision, ndërsa z.Gashi e ka propozimin tonë, le të thirrë seancë plenare dhe le ta votojë prapë Ilire Dautin