Në seancën e sotme në Kuvend për pyetje të deputetëve, Ziadin Sela është përplasur me Afrim Gashin.

Sela tha se i është bërë padrejtësi deputetëve të tij, në lidhje me radhitjen e deputetëve të cilët do të parashtrojnë pyetje. “Ne jemi deputetë të paorganizuar në grupe parlamentare dhe nuk kontrollohemi nga asnjë forcë politike. Askush nuk është konsultuar me ne për radhitjen e deputetëve të cilët do të parashtrojnë pyetje. Rregullorja e thotë qartë se radhitja e deputetëve bëhet në marrëveshje me grupet parlamentare dhe deputetët që s’janë të organizuar në grupe parlamentare. Nëse keni marrëveshje me BDI-në në mënyrë që të ngelin në hije deputetët e partive tjera, ne do t’ua çjerrim këto maska”, tha Sela.

Gashi nga ana tjetër tha se nuk është bërë asnjë padrejtësi dhe citoi nenin e Rregullores së Kuvendit.

“Nuk ka asnjë padrejtësi, radha për parashtrimin e pyetjeve është paraparë në nenin 41 në paragrafin e dytë”, tha Gashi.