Antoine Semenyo është gati të marrë përsipër sfidën e udhëheqjes së sulmit të Manchester City nëse do të jetë e nevojshme. Futbollisti i kombëtares së Ganës tregoi aftësitë e tij para portës me dy goditje të sakta në fitoren emocionuese 5-3 të “citizens” ndaj Sunderland në Premier League, të dielën.

Lëvizjet e klubit në merkaton e verës kanë lënë skuadrën pa një zëvendësues të qartë për Haaland, në rast se norvegjezi humbet ndonjë ndeshje. Trajneri Enzo Maresca e ka identifikuar anësorin Semenyo si alternativën më të përshtatshme dhe 26-vjeçari do të ishte i lumtur ta merrte përsipër këtë rol.

Kam dëgjuar për këtë çështjen e sulmuesit rezervë. Nuk e di se nga ka ardhur kjo! Por nëse duhet ta bëj, do ta bëj. Nuk e kam problem ta bëj këtë gjë. Mendoj se vjen natyrshëm të shënoj. Kur jam përballë portës, e di që ajo nuk lëviz. Kështu që, për sa kohë e godas topin në cep dhe e godas siç duhet, e di që do të hyjë në rrjetë“, tha Semenyo.

Me një epërsi prej tri pikësh në krye të Premier League, skuadra ka pasur një nisje të shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit të ri Maresca, por Semenyo mendon se ka ende vend për përmirësim. “Të gjithë ndihen mirë. Jemi aty ku duam të jemi, por nuk do të bëhemi tepër të vetëkënaqur apo tepër të relaksuar.

E dimë se kanë mbetur edhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Thjesht duam të vazhdojmë të fitojmë; duhet të vazhdojmë kështu. Kemi shtatë apo tetë javë që jemi bashkë, pra nuk është një kohë shumë e gjatë, por po ecim mirë. Po i fitojmë ndeshjet tona dhe do të vazhdojmë të përmirësohemi”, tha ganezi.

The post Semenyo gati të bëjë liderin te City: Nuk e kam problem të udhëheq sulmin nëse duhet appeared first on Telesport.