Ambasada amerikane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ka njoftuar të hënën se ka urdhëruar largimin e personelit qeveritar jo-emergjent dhe anëtarëve të familjeve të tyre për shkak të “situatës së sigurisë në Bejrut”.

Postimi i ambasadës në X nuk dha më shumë detaje mbi situatën.

Vendimi vjen pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, ku presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër Iranit nëse nuk arrihet marrëveshje për programin bërthamor.

Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka shtyrë vizitën e planifikuar në Izrael, pa dhënë ndonjë arsye.

Burime nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, kanë thënë për BBC se së paku 50 anëtarë të stafit të Ambasadës së SHBA-së janë urdhëruar të largohen. 32 anëtarë të stafit dhe familjet e tyre janë larguar nga Bejruti qysh të hënën.

The post SHBA-ja evakuon pjesërisht Ambasadën në Bejrut, shkaku i rritjes së tensioneve appeared first on Alsat.