Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë me dije se ka urdhëruar personelin jo-emergjent dhe familjet e tyre të largoheshin nga Bahreini dhe Jordania, si dhe njoftoi se kishte urdhëruar stafin në Irak të largohej një ditë më parë, ndërsa Irani hakmerret ndaj sulmeve amerikane-izraelite.
Departamenti tha në një postim në X se kishte përditësuar këshillat e udhëtimit për në Bahrein dhe Jordani “për të reflektuar largimin e urdhëruar të personelit jo-emergjent të qeverisë amerikane dhe anëtarëve të familjeve të personelit qeveritar”.
Në një njoftim të përditësuar për udhëtime në Irak , departamenti tha se të hënën “u kishte urdhëruar punonjësve të qeverisë amerikane që nuk janë të emergjencës të largoheshin nga Iraku për shkak të shqetësimeve të sigurisë”.
The post SHBA-të urdhërojnë stafin ‘jo-emergjent’ të largohet nga Bahreini, Jordania dhe Iraku appeared first on Alsat.
