Ish-kapiteni i Anglisë, Alan Shearer, beson se Jack Grealish duhet të largohet nga Manchester City.
Grealish u la jashtë nga trajneri Pep Guardiola në humbjen e së shtunës në finalen e FA Cup kundër Crystal Palace.
Shearer, duke folur në podkastin e fundit “The Rest is Football”, deklaroi: “A u habita (që City humbi)?
“Jo, sepse kështu kanë qenë gjatë gjithë sezonit. Ata nuk e meritonin ta fitonin, nuk bënë mjaftueshëm për ta fituar.
“Ju përmendët Jack Grealish. Koha e tij ka mbaruar te Man City, ai duhet të largohet.
“Që ai (Pep Guardiola) të aktivizojë një debutues, një djalë të ri (Claudio Echeverri) dhe (Ilkay) Gundogan kur ata janë të dëshpëruar për një gol në vend të Jack Grealish… koha e tij ka mbaruar, ai ka mbaruar te Man City, ai duhet të largohet.
“Për çfarëdo arsye, Pep nuk e do më, koha e tij ka mbaruar me të vërtetë”.
The post Shearer: “Koha e tij te Manchester City ka mbaruar” appeared first on Telesport.
