Në lagjen Meliq të Hanit të Elezit është shembur një mur që si pasojë ka nxënë poshtë një veturë derisa ishte në lëvizje. Siç mëson TV21, shoferi ka mbetur i bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit po zhvillojnë operacion intensiv për shpëtimin e tij.
