Rafael Leao gjatë tërë verës ishte lidhur me një largim nga Milani, por anësori portugez gjithmonë ka treguar besnikërinë e tij maksimale ndaj gjigantëve italian.

Ky është rasti këtë verë, pasi disa gjigantë të udhëhequr nga Bajern Munihu treguan interes për portugezin, por ai e bëri të qartë se e sheh të ardhmen e tij në “San Siro”.

Klauzola e lirimit është plot 175 milionë euro, Milani ishte gati të negocionte për gjysmën e kësaj shume në një situatë ku skuadra nuk do të merrte pjesë në kupat evropiane, por vetë Leao ka deklaruar me vendosmëri se është i vendosur të qëndrojë dhe të ndihmojë Milanin të kthehet në rrugën e dëshiruar.

“Gjithmonë kam qenë një tifoz i madh i Milanit, edhe para se të vija në këtë klub. E di që ky klub është një nga më të mirët në historinë e futbollit, për mua është një ëndërr e bërë realitet të jem këtu. Jam i nderuar që jam pjesë e këtij klubi dhe nuk mendoj për asgjë tjetër”, tha Leao.

The post Shembull për besnikëri: “Është një nder për mua të jem pjesë e Milanit” appeared first on Alsat.