Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme, nesër pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Të hënën pritet të jetë paqëndrueshme në disa vende me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive me kushte stuhie me shira të rrëmbyeshëm më të bollshëm, erëra të forta dhe breshër të izoluar.

Siç raporton Administrata Hidrometeorologjike, të martën do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar, ndërsa nga e mërkura e tutje do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm me një rritje graduale të temperaturës ditore.

Në Shkup, të hënën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pasdite jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi me erëra të forta dhe breshër të izoluar.

UHMR u bën apel qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm në rast të shkarkimeve elektrike, të mos qëndrojnë në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.

The post Shi dhe stuhi nesër pasdite në vendin tonë appeared first on Alsat.