Gjatë ditës së sotme pritet që të jetë mot me vranësira dhe me reshje shiu ndërsa në viset malore pritet të ketë edhe reshje të borës.
Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri 13 gradë, njofton DPHM-ja.
