Shifrat e Interit janë alarmante: në 10 vitet e fundit, vetëm një herë mbrojtja ka pasur statistika kaq të dobëta. Paraqitja zhgënjyese kundër Atalantës ishte prova e fundit e një reparti që i mungon lidershipi, si në aspektin karakterial, ashtu edhe në atë teknik.
Chivu ka alternuar në qendër të mbrojtjes Akanji, Bisseck, Stones dhe Bastoni, pa arritur të gjejë stabilitetin e nevojshëm. Ndeshjet në të cilat zikaltërit kanë treguar siguri mbrojtëse numërohen me gishtat e njërës dorë.
Problemi nuk kufizohet vetëm te mbrojtësit, pasi përfshin edhe mesfushën dhe krahët. Megjithatë, zëvendësimi i Acerbit dhe De Vrij nuk ka funksionuar. Akanji po kalon sezonin e tij më të dobët tek Interi, ndërsa Bisseck jep më të mirën në të djathtë dhe Bastoni në të majtë. As zhvendosja e italianit në qendër nuk e ka bindur plotësisht Chivu.
Ndërkohë, Stones, i afruar pikërisht për këtë rol, nuk ka arritur të japë kontributin e pritur për shkak të problemeve fizike. Ai mungon që nga mesi i shtatorit, ndërsa nga ndeshja e fundit kundër Udineses kanë kaluar 71 ditë.
Interi historikisht ka qenë i rezervuar në merkaton e janarit, por këtë herë shifrat dhe paraqitjet tregojnë qartë nevojën për ndërhyrje. Përveç Chivu, edhe drejtuesit, me në krye Marotta, por dhe pronarët duket se janë bindur për domosdoshmërinë e përforcimit të qendrës së mbrojtjes.
The post Shifrat e prapavijës së Interit janë alarmante, të gjithë kanë bindjen se duhen përforcime në janar appeared first on Telesport.
