Policia e Maqedonisë ka arrestuar shtatë persona nën dyshimet për organizim kriminal i përfshirë në në tregtinë e drogës.
“Sot (07.04.2026), Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në bashkëpunim me SPB Strumicë, si dhe pjesëtarët e NJSSH dhe NjSA “Tigrat”, në koordinim me prokurorin publik pranë Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, realizuan një operacion të bashkërenduar policor me qëllim shkatërrimin e grupit të organizuar kriminal, i cili ka vepruar në disa lokacione në territorin e Maqedonisë së Veriut, i përfshirë në organizimin, furnizimin, shitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve”, njoftuan nga MPB.
Policia ka paralajmëruar kallëzim penal në lidhje me nenin 215 nga Kodi Penal.
“Gjatë realizimit të aksionit policor janë siguruar prova materiale, përkatësisht është gjetur dhe konfiskuar drogë, një pistoletë, karikator për pistoletë dhe municion, shtatë automjete të pasagjerëve, shtatë telefona celularë, si dhe një shumë më e madhe mjetesh monetare”, thuhet në njoftimin e MPB. /Alsat.mk.
The post Shkatërrohet grupi i drogës që merrej me shitblerje, arrestohen shtatë persona appeared first on Alsat.
