Në 11 ndeshje këtë sezon me fanellën e PSG-së, Desire Doue ka regjistruar 4 gola dhe 4 asiste, ku në disa ndeshje ka qenë edhe vendimtar me kontributet e tij. Edhe në fitoren e fundit ndaj PSG-së, Doue ishte një nga më të mirët në fushë, ku shënoi edhe golin e parë.

Duke parë këtë formë të tij të jashtëzakonshme këtë fillim sezoni, PSG i ka ofruar sulmuesit një rinovim të kontratës aktuale, e cila skadon në vitin 2029. Plani i klubit parizien është që ta mbajë akoma edhe më gjatë sulmuesin.

Aftësia e tij për të mbuluar pozicione të ndryshme në sulm, e bën atë një lojtar shumë të rëndësishëm për PSG-në. Në anën tjetër, PSG kërkon t’i paraprijë interesit të klubeve të tjera dhe ndaj do që të “blindojë” 21-vjeçarin.

The post Shkëlqeu kundër Barcelonës, PSG ka gati “dhuratën” për yllin e ri të sulmit appeared first on Telesport.