Shkëndija shënoi njërën nga fitoret më të rëndësishme në historinë e saj, duke e mposhtur gjigantin rumun FCSB (ish-Steaua Bukuresht) me rezultat 1:0, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Heroi i mbrëmjes ishte Ibrahim Alhassan, i cili në minutën e 65-të shënoi golin e epërsisë dhe fitores për klubin nga Tetova, duke e afruar një hap më pranë ëndrrës – kualifikimit në fazën e grupeve të garës më elitare evropiane për klube.
FCSB, që ka një të kaluar të lavdishme si kampion evropian në vitin 1986, atëherë me emrin Steaua, e fitoi Kupën e Kampionëve (që sot njihet si Liga e Kampionëve), duke e mposhtur Barcelonën në finale pas penalltive.
Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme në Bukuresht, ku Shkëndija do ta ketë një detyrë të vështirë, por jo të pamundur – të kompletojë mrekullinë dhe të vazhdojë më tej në kualifikimet evropiane.
