Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, ka pranuar dy gola nga Rayo Vallecano në pjesën e parë. 

Ndeshja po luhet në Madrid dhe i takon xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës. Shkëndija po pëson 2:0. 

Unai Lopez në minutën e 28-të dhe Fran Perez në minutë ne 31-të shënuan golat për ekipin spanjoll.
Për ekipin e Vallecanos nga minuta e parë po paraqitet mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu.