Emile Heskey, ish-sulmuesi i Liverpool-it dhe i Anglisë, është i bindur se transferimi i Trent Alexander-Arnold te Bayern Munich mund të jetë një hap i mirë në karrierën e tij, duke ditur që ka humbur vendin e titullarit te Real Madrid dhe ndonjëherë ka përfunduar si zgjedhje e tretë.

“Bayern Munich do të ishte një opsion i mirë për Trent Alexander-Arnold. Bundesliga gjermane ka një konkurrencë shumë të fortë, dhe ai do të ishte pjesë e klubit më të madh atje. Kjo do të ishte diçka e shkëlqyer për të, edhe pse unë do të dëshiroja shumë ta shihja të kthehej te Liverpool.

Pavarësisht të gjitha kritikave që dëgjojmë lidhur me aftësitë e tij mbrojtëse, anët e tij pozitive i tejkalojnë ndjeshëm ato negative. Ajo që ai ofron kur avancon për t’iu bashkuar sulmit, vlen shumë më tepër sesa këto kritika”, tha Heskey.

The post “Shko te Bayern Munich”, Alexander Arnold merr këshillën që mund t’i ndryshojë karrierën appeared first on Telesport.