
Shkup, 6 Nëntor – Me një fjalim të Alija Izetbegovic të mbajtur në Tetovë gjatë viteve të 90-ta, në të cilën fliste për paqen në rajon dhe në Kosovë, në Universitetin Ndërkombëtarë Ballkanik në Shkup është organizuar konferenca në të cilën u diskutua për personalitetin dhe trashëgiminë e Alija Izetbegoviçit dhe marrëveshjen e Dejtonit.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe vajza e ish presidentit, Sabina Izetbegoviç, e cila në deklaratën e tij, përkujtoi veprimtarinë e babait të saj për paqe.
“Forca e vizionit ishte e fortë, por kur topat kërcasin zëri i arsyes nuk ndëgjohet, pas masakrës së Srebrenicës dhe marrëveshjes së Dejtonit, na u mundësua të mësojmë nga e kaluara për të ruajtur të ardhmen. Kjo konferenë më erdhi mirë të kthej në kujtesë biografinë politike të babait, ai ishte takuar edhe me kryeministrin Kiro Gligorov”.
Në këtë panel morri pjesë edhe ish shefi i kabinetit të Alija Izetbegoviç. Fariz Naniç i cili në fjalimin e tij, tha se ka qenë vet Izetbegoviç që e ka ofruar atë para se ta formonte partinë
“Ai më inspiroi. Isha shumë i ri kur ai doli nga burgu dhe më ftoi të bashkohesha me të. Më ftoi si një i ri, që shkruaja në një media kroate. Ai dëshironte të ndryshonte sistemin totalitar dhe të sillte demokracinë. Lexova librin e tij Islami mes lindjes dhe perendimit dhe aty gjeta përgjigje për shumë pyetje. Fliste me gjuhë filozofike, por ishte i kuptueshëm për popullin”.
Gjatë konferencës foli edhe akademiku Ferid Muhiq, i cili u ndal në rëndësinë e Marrëveshjes së Dejtonit.
“Kam pasur mundësi ta studioj mirë Marrëveshjen e Dejtonit dhe në vitin 2015 kam dhënë qëndrimin tim për efektet e saj. Mendoj se marrëveshja e Dejtonit është shkruar me shumë kujdes. Ajo kishte tre qëllime, 1. Ta ndalte luftën – që u arrit, 2. Të ruante integritetin territorial dhe ekonomik të Bosnjës, 3. Parashihte përmbylljen e problemeve të papërfunduara” .
Në konferencë u theksua se trashëgimia politike dhe filozofike e Alija Izetbegoviçit mbetet frymëzim për brezat e rinj dhe një shembull i lidershipit të urtë në kohë krizash.

