Shkup/ Një person është goditur me thikë dhe është rrahur pas një konflikti në komunikacion

SVR Shkupi ka ngritur kallëzim penal kundër E.A (31) nga Shkupi për shkak të dyshimit për vepër penale “lëndim i rëndë trupor” dhe kundër E.I (24) nga Shkupi “pjesëmarrje në një përleshje”.

Më 12.03.2024 në Shkup, për shkak të një moskuptimi të mëparshëm në komunikacion, i pandehuri i dytë me send të fortë e ka lënduar F.K, ndërsa i pandehuri i parë me thikë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.