Shkupi pastrohet gjatë tri ditëve, qytetarët: pastrimi duhet të jetë i përhershëm

Shkup, 10 nëntor – Në qendër të kryeqytetit edhe sot vazhdonte pastrimi ndërsa ndërroheshin edhe xhamat e thyer dhe dritat e prishura të ndriçimit publik.

Edhe pse pastrimi vazhdonte edhe në disa lagje të Shkupit, përskaj disa kontejnerëve sërish vëreheshin deponi.

Sipas qytetarëve, pastrimi duhet të behët në mënyrë konstantë dhe vetëdijesimi për ruajtjen e ambientit është i rëndësishëm.
“Ka për tu pastruar dhe nuk do të pastrohen sepse jemi vetë fajtorë që bëjmë shumë mbeturina, ne e bëjmë të njëjtën gjithmonë”, tha një qytetar.

“Nëse do të ketë vazhdueshmëri në mirëmbajtje nuk do të ketë problem por duhet edhe dënime të ketë, pa dënime asgjë, ka edhe persona të përgjegjshëm por ka edhe të pa përgjegjshëm”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Do të duhet në këtë mënyrë të vazhdohet sepse do të vazhdojnë me të vjetrën në të ardhmen dhe përsëri do të mbushen kontejnerët, pra nëse thuan se vetëm 10 kamionë kanë për mbeturinat asgjë nuk kanë bërë”, tha një qytetar.

“Njëherë duhet të funksionoje vetëdijesimi i qytetarëve dhe mbeturinat zakonisht i bëjnë këto të kompanive por mendoj se do të jetë më mirë pasi e panë se çfarë ishte të duket keq dhe si shembull që në të ardhmen të dihet si duhet të mirëmbahet higjiena dhe ajo është kulturë e pastërtisë”, u shpreh një qytetar.

Aksioni i pastrimit të Shkupit nga mbeturinat përfundoi mbrëmë ndërsa për 72 orë janë larguar rreth 4,500 ton mbeturina nga rrugët e Shkupit ndërsa rreth 2,500 persona ishin të përfshinë në këtë aksion që sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, u krye me sukses.

“Me sukses e përfunduam këtë aktivitet që u zotuam para qytetarëve që do ta realizojmë në 72 orët e para edhe pse situata në fillim ishte jo reale që ta mund ta kryejmë si punë që u zotuam para publikut sepse ishin të shkatërruara edhe mekanizmat dhe strukturat në ndërmarrjet publike në aspekt të organizimit por edhe mekanizmat që kanë”, deklaroi Orce Gjorgjievski – Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Ndërkohë janë shqiptuar edhe 40 gjoba dhe 70 paralajmërime për individë dhe persona juridikë. Sipas Gjorgjievskit, aksioni i pastrimit do të vazhdoje edhe gjatë ditëve në vijim. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të sillen me përgjegjësi ndaj qytetit të tyre. /Alsat.mk