Një tragjedi u shmang dje në lagjen Novo Lisice të Shkupit, ku kanë mundur të pësojnë banorët e një ndërtese. Një burrë e dogji banesën ku jetonte ish-bashkëshortja e tij me dy fëmijët.
I dyshuari më parë e kishte djegur me benzinë shtëpizën e uikendit në Katllanovë, e më pas edhe banesën në Novo Lisice. Prokuroria bëri të ditur se një ditë më herët ai kishte kërcënuar në telefon ish-gruan dhe djemtë e tij. Pas kryerjes së veprave, ai e ka njoftuar ish-bashkëshorten përmes telefonit se i kishte vënë zjarrin të dy objekteve.
Ajo ka lajmëruar fqinjët në ndërtesë, të cilët kanë nisur menjëherë shuarjen e zjarrit dhe kanë parandaluar përhapjen në banesat e tjera. Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin.
