Një shtetasi i Maqedonisë, shofer kamioni, ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në autostradën A3 pranë Sredanac, në drejtim të Breganës në Kroaci. Kamioni ka dalë nga rruga, ka thyer gardhin mbrojtës dhe ka goditur një shtyllë të energjisë elektrike, pas së cilës është përfshirë nga zjarri.

Sipas policisë kroate, automjeti ka kaluar nga korsia jugore në atë veriore dhe ka përfunduar jashtë rrugës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë të gjitha shërbimet emergjente. Është duke u zhvilluar hetim për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Sipas informacioneve jozyrtare nga mediat lokale, shoferi ka mbetur i bllokuar në kabinë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.