Real Madrid nuk e ka nisur dhe aq mirë këtë sezon, duke pësuar 2 humbje në 7 javët e para në La Liga. Dhe mesa duket pakënaqësitë ndaj trajnerit Jose Mourinho kanë filluar.
Një nga lojtarët që është i pakënaqur me minutat e vëna në dispozicion nga trajneri portugez është Alexander Arnold, në vend të të cilit, Mourinho preferon Denzel Dumfries.
TeamTalk pretendon se anglezi po përjeton një ferr të vërtetë në Madrid dhe po mendon për largimin gjatë merkatos së janarit. Sipas raportimit në fjalë, tre klube të mëdha të Premier League, por pa zbuluar emrat, kanë shprehur interes për një rikthim të mundshëm të mbrojtësit të djathtë në Angli.
The post Shokohen te Real Madrid, titullari kërkon t’i shpëtojë ferrit të Mourinho-s dhe do të largohet në janar? appeared first on Telesport.
