UEFA do të hedhë sot shortin për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve 2025/26 në orën 12:00. Shorti do të përcaktojë çiftet e dy ndeshjeve që do të vendosin tetë skuadrat që kalojnë në raundin e 16-tave.
Nga play-off-et e fazës eliminatore e tutje, klubet grupohen në çifte të renditura dhe të pa renditura bazuar në pozicionet e tyre në fund të fazës së ligës.
Çiftet e renditura do të shortohen kundër çifteve të pa renditura: për shembull, klubet që përfunduan në vendet 9 ose 10 do të përballen me klubet në vendet 23 ose 24, dhe kështu me radhë. Ndeshjet zhvillohen në dy takime, ku skuadra e renditur më lart zakonisht luan ndeshjen e kthimit në shtëpi.
Rregullat lejojnë që klubet të përballen me skuadra nga e njëjta ligë kombëtare ose me kundërshtarë që kanë takuar gjatë fazës së grupeve. Çdo klub do të luajë një ndeshje të martën dhe një të mërkurën, dhe fituesit do të avancojnë në raundin e 16-tave për të vazhduar rrugëtimin në garën më të madhe evropiane.
The post Shorti i Ligës së Kampionëve, kush me kë do të përballet? appeared first on Alsat.
