Shorti për raundin e 16-tave, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e UEFA Europa Conference League do të hidhet të premten, më 27 shkurt, në Nyon.

Në garë janë 16 skuadra, prej të cilave tetë janë kualifikuar drejtpërdrejt nga faza e grupeve, ndërsa tetë të tjera siguruan pjesëmarrjen përmes fazës “play-off”.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të UEFA dhe në aplikacionin zyrtar të garës.

Përveç përcaktimit të çifteve të raundit të 16-të, shorti do të zbardhë edhe përballjet e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve, duke përcaktuar kështu rrugën drejt finales që do të zhvillohet më 27 maj në Leipzig.