Shparkase Banka ka filluar një fushatë të re për produktet e depozitave nën moton „ Normë e interesit e lartë, më e lartë, shumë më e lartë“, me fokus në Depozitë plus produkt me ofertë atraktive për kursim që sjell norma më të larta fikse interesi për kategori të ndryshme vlerash, afate të reja dhe fleksibilitet më të madh për klientët në planifikimin e qëllimeve të tyre financiare.

Në kuadër të periudhës promocionale, e cila zgjat deri më 31.7.2026, klientët kanë mundësi të depozitojnë mjete në denarë dhe në euro me kushte atraktive dhe zgjedhje të disa afateve.

Me Depozit plus klientët marrin normë fikse vjetore interesi për kursim në denarë deri në 3,50 % me afat 36 muaj, dhe mundësi për kombinim me policë Unit Linked të sigurimit të jetës. Klientët që preferojnë kursim në euro marrin normë fikse vjetore interesi deri në 2,80 % me afat 36 muaj.

Përveç afatit prej 36 muajsh, produkti është i disponueshëm edhe me afate 13 dhe 25 muaj për kursim në denarë, si dhe 12 dhe 25 muaj për kursim në euro.
Në kuadër të ofertës përfshihet edhe Depozita për fëmijë, dedikuar për kursim afatgjatë për më të vegjlit. Produkti është i disponueshëm në denarë dhe euro, me afate nga 25 deri në 60 muaj. Depozituesit që hapin depozit për fëmijë në denarë marrin normë fikse interesi 3,30 % për 60 muaj, ndërsa për kursim në euro marrin normë fikse interesi 2,50 % për të njëjtin afat. Risi në ofertë është edhe mundësia për afat 48 muaj.

Përveç produkteve klasike të depozitave, klientët mund të përdorin edhe Depozitën Online– zgjidhje moderne digjitale që mundëson depozitimin e mjeteve shpejt dhe lehtë përmes kanaleve digjitale të Bankës, 24/7 dhe nga çdo vend.

Me „Depozitë ONLINE“ klientët përfitojnë deri në 3,30 % normë fikse vjetore interesi për kursim në denarë dhe deri në 2,50 % për kursim në euro, me mundësi për hapje të depozitës në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë përmes kanaleve digjitale të Bankës.
Shparkase Bank vazhdon të zhvillojë produkte që u përgjigjen nevojave të ndryshme të klientëve, duke kombinuar sigurinë, normat atraktive të interesit dhe zgjidhjet moderne për kursim.
Më shumë informacione për produktet e depozitave janë të disponueshme në:
https://www.sparkasse.mk/mk/private-clients/shtedenje-i-investiranje/shtedenje

The post Shparkase Banka vjen me ofertë të re atraktive për kursim appeared first on Alsat.