Sërish është tërhequr nga Kuvendi propozim Ligji për Arsim të Mesëm, njoftoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, përcjell TV21. Ajo njoftoi disa nga risitë që do të përfshihen me ligjin e ri:

“Po, do të ketë konceptin e maturës. Do të ketë mësim pa pagesë të atyre fëmijëve që ndodhen në institucionet përmirësuese-ndëshkuese, do të ketë mësim pa pagesë për fëmijëve që janë nga kategoritë e cenueshme. Do të vendosim atë që nuk e kemi pasur deri tani, ndërsa duhet të ketë, inkluzivitet më të madh. Asistentë të arsimit në shkollimin e mesëm. Shpërblime për nxënësit e talentuar, që nuk e kemi pasur deri tani. Gjithsesi një kategori tjetër, këshilltar profesional në shkollë, që e kemi detyrim, sepse ndodh që fëmijët me të vërtet humben në drejtime ku nuk kanë afinitet, me dëshirë të prindërve”, tha Janevska./tv21.tv