Vendi i tetë në fund të garës së Las Vegas, edhe ai i arritur pas skualifikimit të makinave McLaren, nuk e kënaq aspak 7 herë kampionin e botës në Formula 1, Lewis Hamilton. Piloti i Ferrari e nisi garën nga vendi i fundit, por s’mund të bënte asgjë më shumë se kaq.

Nuk e di se çfarë të shpresoj më. Do të doja shumë t’u jepja djemve një rezultat të mirë, sepse e meritojnë. Ky është qëllimi im për dy garat e fundit. Në Las vegas matëm një garë të vështirë, sigurisht jo një garë që do ta kujtoj me nostalgji”, deklaroi Hamilton.

Më tej, britaniku tha: “Ne patëm një nisje të mirë dhe arrita të fitoja disa pozicione në pjesën e parë. Kontakti me Albon në pjesën e dytë shkaktoi disa dëme, ndikoi në ritmin tim dhe e bëri më të vështirë afrimin me Hulkenberg. Nga ana pozitive, ne prapë arritëm të ktheheshim në pikë dhe çdo pikë vlen për kampionatin e konstruktorëve

.”

Më pas, piloti i “kokëkuqes” u shfry në deklaratën e tij: “Gjithsesi, ky është një rezultat i tmerrshëm. Nuk ka asgjë pozitive për të nxjerrë nga kjo garë. Mezi pres që të mbarojë ky sezon. Mezi pres për garën tjetër… dhe dy të fundit“.

The post Shpërthen Lewis Hamilton: Mezi po pres që ky sezon me Ferrari të marrë fund appeared first on Telesport.