Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid.
Si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur 21 persona, tre prej të cilëve rëndë, sipas njoftimit të shërbimeve të emergjencës.
Shpërthimi ndodhi në orën 15:00 në lagjen Vayekas.
Dyshohet se shpërthimi lidhej me një rrjedhje gazi, e cila shkaktoi shembjen e katit të sipërm, duke e shkatërruar plotësisht hapësirën.
Sipas raportimeve fillestare, stabiliteti i ndërtesës nuk është në rrezik, siç raportohet nga “Elconfidencial”.
The post Shpërthim i fuqishëm në Madrid/ 21 persona mbeten të plagosur, 3 në gjendje të rëndë appeared first on Alsat.
