
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë njoftoi se vlera e shportës minimale sindikale për marsin 2026 është rritur me 436 denarë, duke arritur në 67.818 denarë – rreth 1.100 euro, ndërsa familjet me qira kanë nevojë për 15.375 denarë shtesë për të përballuar shpenzimet e jetesës, përcjell TV21.
LSM thekson se jeta është shtrenjtuar me rreth 2.500 denarë për tre muaj dhe çmimi i dizelit u rrit për 27,5 denarë për litër, ndaj kërkon që paga minimale të rritet në 600 euro dhe të gjitha pagat e tjera me 100 euro për të përballuar inflacionin.
