Me një ndjenjë të thellë përgjegjësie dhe përkushtimi ndaj vlerave familjare, është bërë hapja zyrtare e Fondacionit “Sami Ambrella”, një iniciativë e re që synon të ndihmojë shtresat në nevojë, studentët, sportistët, e te tjer, transmeton faktiditor.info

Themeluesi i këtij fondacioni, i frymëzuar nga trashëgimia dhe vlerat e prindërve të tij tashmë të ndjerë, ka theksuar se kjo nismë nuk përfaqëson vetëm një projekt formal, por një mision jetësor të bazuar në solidaritet, humanizëm dhe përkujdesje ndaj njerëzve.

Përmes këtij fondacioni, synohet të ofrohet mbështetje konkrete për individët dhe familjet në nevojë, si dhe të krijohen mundësi më të mira për të rinjtë që kanë potencial në arsim dhe sport.

Në deklaratën e tij, ai theksoi se çdo ndihmë e dhënë, sado e vogël, mund të ketë ndikim të madh në jetën e dikujt tjetër, duke e kthyer fondacionin në një urë shprese dhe solidariteti.

Fondacioni “Sami Ambrella” pritet të angazhohet në projekte të ndryshme humanitare dhe sociale, me synimin për të ndërtuar një kulturë më të fortë të ndihmës dhe bashkëpunimit në komunitet, transmeton faktiditor.info