Pas fitores historike 0-1 në Leskovac ndaj Serbisë, Shqipëria rikthehet sërish në fushë sot. Këtë herë në një ndeshje miqësore, ndaj Jordanisë. Sylvinho do të ketë mundësinë të ekspermientojë dhe të provojë lojtarët e rinj, që nuk kanë pasur mundësinë të kenë minuta në dispozicion.

Pavarësisht se është një ndeshje miqësore, në “Air Albania” pritet të jenë rreth 12 mijë tifozë të pranishëm, duke treguar edhe njëherë tjetër dashurinë pa kushte ndaj Kombëtares.

Sylvinho ka lënë pushim disa nga titullarët e ndeshjes ndaj Serbisë, duke iu dhënë mundësi emrave si Daku, Hoxha, Bajrami, Asani, Mihaj, Balliu e Dajsinani, të tregojnë vlerat e tyre.

Shqipëria: Dajsinani- Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Balliu-Asllani, Shehu, Bajrami- Asani, Daku, Hoxha

The post Shqipëri-Jordani, formacionet zyrtare: Sylvinho lë pushim disa nga titullarët appeared first on Telesport.