Edhe pse dominoi plotësisht takimin, Shqipëria nuk arriti të fitonte dot ndaj Serbisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, e luajtur sonte në “Arenën Kombëtare”.
Kuqezinjtë patën shansin e artë të kalonin në avantazh në fund të pjesës së parë, ku Hysaj u pengua brenda zonës nga Samardzic dhe arbitri dha penallti, por Rei Manaj gaboi gjithçka. Goditja e sulmuesit lushnjar u ndal nga portieri serb Petrovic. Ndeshja u mbyll 0-0.
Me barazimin e sotëm, Shqipëria ruan vendin e dytë me 4 pikë në 3 ndeshje, ndërsa Serbia, renditet në vendin e katërt me 1 pikë, por me dy ndeshje më pak se kuqezinjtë. Grupi K kryesohet nga Anglia, me pikë të plota në 3 ndeshje.
Më 10 qershor, luhen dy ndeshjet e radhës në këtë grup. Shqipëria luan në transfertë ndaj Letonisë, Serbia pret Andorrën, ndërsa Anglia është pushim.

The post Shqipëria momentalisht është në “play-off”, Serbia e katërta. Ja situata në grupin K (foto) appeared first on Telesport.
