Në stadiumin mitik “Wembley”, Anglia po përballet me Shqipërinë, ndeshja e parë për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë janë mbrojtur mirë minutat e para, duke mos i lënë shumë hapësirë kundërshtarit.
Por rezistenca e Shqipërisë zgjati vetëm 19 minuta, anglezët gjetën golin me debutuesin Lewis-Skelly, pas asistit të Jude Bellingham, djaloshi që luan me Arsenal-in dërgon topin në rrjetë.
Ka ende minuta në lojë dhe shpresojmë që kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho të reagojnë në mënyrën e duhur. SHIKOGOLIN
Në ndeshjen tjetër të këtij rupi, Andorrë-Letoni, rezultati vazhdon të jetë 0-0, ndërkohë që Serbia e ka pushim.
The post Shqipëria reziston vetëm 20 minuta ndaj Anglisë, debuton me gol talenti i Arsenal-it (video) appeared first on Telesport.
