Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet në Eger të Hungarisë dhe është gati për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, që do të luhet të hënën, më 5 tetor, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në orën 15:30.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj sfide, me trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik që kanë punuar me grupin për të përgatitur detajet e fundit të ndeshjes.

Atmosfera në skuadër është e mirë dhe lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë përballje miqësore ndaj Ukrainës.

Sfida Ukrainë–Shqipëri U-21 do të luhet të hënën, më 5 tetor, në orën 15:30, në “Szentmarjay Tibor Városi Stadion” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.

The post Shqipëria U-21 gati për të testuar veten ndaj Ukrainës, ja ku mund ta ndiqni miqësoren appeared first on Telesport.