Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje  janë arrestuar gjashtë persona nga shtatë denoncimet për dhunë në familje në 24 orët e fundit.

Një 36 vjeçar nga Shkupi u arrestua nën dyshimet se sulmoi prindin 60 vjeçar. Për arsye të njëjtë u arrestua edhe 34 vjeçar nga Velesi, ndërsa një 38 vjeçar u arrestua në Tetovë pasi kishte sulmuar nënën 56 vjeçare.

“Një grua 25-vjeçare nga një fshat i komunës së Karbincit njoftoi se më 31.05.2026, rreth orës 17:30, në shtëpinë familjare ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, Sh.M. (45). Sipas denoncimit, një ditë më parë ai i kishte sulmuar fizikisht edhe fëmijët e tyre të mitur. Ajo dhe fëmijët e mitur iu dorëzuan Qendrës për Punë Sociale në Shtip”, njoftoi MPB.

Policia ka arrestuar edhe 26 vjeçarin nga Kumanova nën dyshimet se ka sulmuar vajzën e bashkëshortes jashtëmartesore, u arrestua 53 vjeçari nga Velesi nën dyshimet se ka sulmuar djalin 16 vjeçar, ndërsa në Gostivar u arrestua 42 vjeçari pasi e kishte sulmuar bashkëshorten 38 vjeçare dhe automjetin e saj.

The post Shtatë denoncime për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Alsat.