Shtatori shënon rritje të numrit të turistëve

Shkup, 11 nëntor – Në periudhën janar – shtator 2025, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur me 5,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Turistët vendas shënojnë një ulje prej 1,4%, ndërsa tek të huajt ka rritje prej 9,6%.

Në shtator të vitit 2025, në vend kanë qëndruar gjithsej 132.999 turistë, të cilët kanë realizuar 262.686 netë qëndrimi, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Nga numri i përgjithshëm i turistëve, 24,6% janë vendas, ndërsa 75,4% janë vizitorë të huaj. Sa i përket netëve të qëndrimit, turistët vendas përbëjnë 31,8%, ndërsa të huajt 68,2%.

Në periudhën janar – shtator 2025, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur me 5,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Turistët vendas kanë shënuar ulje prej 1,4%, ndërsa tek të huajt është vërejtur rritje prej 9,6%.

Sa i përket numrit të përgjithshëm të netëve të qëndrimit, është regjistruar rritje prej 0,9%, ku tek turistët vendas ka rënie prej 3,8%, ndërsa tek të huajt rritje prej 7%.

Më së shumti turistë të huaj në shtator kanë ardhur nga: Turqia, Serbia, Gjermania dhe Polonia.