Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Kiara Tito, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar.

Së fundmi, në rrjetet sociale kanë qarkulluar aludime se moderatorja mund të jetë në pritje të ëmbël. Por duket se Kiara ka vendosur t’u japë fund këtyre zërave.

Përmes një postimi në Instagram Story, ku iu drejtua pyetjes nëse është shtatzënë, Kiara u përgjigj shkurt: “Jo, nuk jam.”

Kiara Tito është e martuar me fituesin e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli. Çifti janë prindër të një vajze, Lunës./IndeksOnline

The post Shtatzënë për herë të dytë? Kiara Tito zbulon të vërtetën appeared first on Veriu.info.