Policia njofton se gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare “Tabanoc” ka arrestuar një shtetas të Holandës, pasi tek i njëjti janë gjetur cigare elektrike, përcjell TV21. Sipas Policisë, cigaret janë të mbushura me “lëndë të panjohur”.

“Më 12.09.2025, në ora 14:30, në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria A.A.R.(19) nga Mbretëria e Holandës. Gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të automjetit “Opel” me targa gjermane, të cilin e drejtonte, u gjetën dhe u konfiskuan 37 qese me gjithsej 971 cigare elektronike të mbushura me lëndë të panjohur. Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.





