“Përveç statistikave që e tregojnë se është rritur numri i turistëve në Maqedoni, po shihen qartë se e kanë mbushur edhe kryeqytetin. T’i pyesim dhe të shohim se pse kanë zgjedhur të vijnë pikërisht këtu në Shkup?!”, Fazile halili, gazetare TV21.

Turistët shprehen se u pëlqen vendi dhe mikpritja e njerëzve, ndërsa një nga arsyet kryesore pse e zgjedhin është kostoja më e ulët krahasuar me vendet e tjera. Në Shkup, ata preferojnë të shëtisin dhe të vizitojnë Kanionin e Matkës.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave në periudhën janar-shkurt 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i turistëve u rrit me 6.0%. Numri i turistëve vendas u rritën me 5.1% dhe turistët e huaj u rritën me 6.5%.
Vendet nga të cilat erdhën më shumë turistë të huaj në shkurt 2026 janë 5,011 nga Turqia. 3,523 nga Greqia, të pasuara Serbia dhe Gjermania.