EURODIZEL BS (D-E V) prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për dy denarë për një litër, ndërsa çmimi i karburanteve të tjera mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE).

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) është 66,5 denarë për një litër, EUROSUPER BS – 95 edhe më tutje do të shitet për 73,5, EUROSUPER BS – 98 për 75,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për djegie (EL-1) për 65 denarë. 

Me vendimin e KRRE për 1,079 denarë për kilogram rritet edhe dhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 36,529 denarë.