Seanca gjyqësore për rastin e biznesmenit Risto Kërmzov është shtyrë. Përveç tij, të akuzuar për mashtrim tatimor janë edhe nëntë persona fizikë dhe 14 juridikë. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit përmes aktiviteteve të paligjshme dhe kontratave fiktive kanë manipuluar me TVSH-në dhe shitje të pasurive të paluajtshme me çmime të larta, me ç’rast nga Drejtoria e të Ardhurave Publike është paguar rikthim i paligjshëm i TVSH-së në vlerë prej 21.9 milionë eurosh. Paratë, për të cilat të akuzuarit e dinin se burojnë nga vepra penale, kanë hyrë në qarkullim financiar dhe janë transferuar përmes personave juridikë me qëllim fshehjen e prejardhjes së tyre./ Alsat.mk.
The post Shtyhet seanca gjyqësore e biznesmenit Risto Kërmzov appeared first on Alsat.
