Është shtyrë seanca e sotme gjyqësore për rastin “Lotaria Shtetërore”, në Gjykatën Penale në Shkup. Seanca e radhës është caktuar për më 11 nëntor. Në këtë rast janë të akuzuar ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, si dhe gjashtë persona të tjerë.
Në seancën e fundit, të mbajtur më 30 tetor, dëshmoi një ish-anëtar i organeve drejtuese të ndërmarrjes, lidhur me procedurën e prokurimit të terminaleve VLT.
Ndërkohë, Bajramit i është hequr masa e paraburgimit, ndërsa si garanci është pranuar pasuri e paluajtshme në vlerë prej mbi një milion e 140 mijë eurosh. Sipas aktakuzës, përmes tejkalimit të autorizimeve zyrtare është shkaktuar dëm në vlerë prej mbi 596 milionë denarësh. Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar se nuk ndihen fajtorë.
