Në prag të ndeshjes kundër Leganés, e vlefshme për cerekfinalet e Kupës së Mbretit, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti foli në një konferencë për shtyp, duke trajtuar tema të ndryshme. Ai u ndal te forma aktuale të skuadrës dhe dëmtimet.
“Leganés është një skuadër që mbrohet shumë mirë. Ata arritën rezultate të shkëlqyera kundër Barcelonës dhe Atléticos. Këtë mëngjes ne kemi punuar në situata me top të vdekur, duke marrë parasysh mungesën e Rüdiger”, tha Ancelotti.
Duke folur për situatën e fëndë nga dëmtimet, pasi do të mungojnë Alaba, Rüdiger, Bellingham dhe Mbappé, ai tha: “Ne humbëm dy lojtarë të rëndësishëm. Alaba ishte gati për të luajtur, por fatkeqësisht ndodhi e papritura”.
“Tani jemi në një emergjencë dhe duhet ta menaxhojmë sa më mirë, ashtu si vitin e kaluar. Lojtarët e rinj do të kenë mundësinë të tregojnë vlerën e tyre, kam besim te Jacobo Ramon“, shtoi trajneri italian.
Real Madrid nuk bëri asnjë blerje në merkaton e janarit, detaj që nuk u anashkalua nga Ancelotti: “Asnjë operacion nuk është bërë, por duhet të vazhdojmë me atë grup lojtarësh që kemi. Duhet të rezistojmë”.
The post Shumë dëmtime, asnjë blerje, Ancelotti: Duhet të rezistojmë, do të vazhdojmë me këtë grup appeared first on Telesport.
